Pas dështimit për të kaluar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, Prishtina do t’i nisë të hënën përgatitjet për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Pjesë e ekipit përgatitor do të jenë edhe tre futbollist të rinj, të cilët do të jenë për disa ditë në prova.
Bëhet fjalë për një futbollist brazilian, një jug-korean dhe mbrojtësin e krahut të majtë, shqiptarin Adem Jahaj, që në të kaluarën ka qenë lojtar i kategorive të reja të Osijekut në Kroaci.
Po të hënën, Prishtina ka njoftuar se do ta prezantojë mbrojtësin 18-vjeçar, Arti Malokun.
Maloku më herët ka qenë pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës dhe anëtarin e grupmoshave të reja të Kombëtares së Kosovës.