Gratë që janë në periudhën e menopauzës, por, që janë obeze thuhet se mund të rrezikohen nga disa probleme psiqike e shëndetësore pasi mund të përjetojnë djersitje të pafund gjatë natës, e po ashtu temperaturë të lartë.
Kështu thotë një studim i ri që iu dedikohet grave të kësaj kategorie, teksa mbështet një mori faktesh ku thuhet se një bel i gjerë apo të qenit të trashë mund t’i paraprijnë disa përkeqësimeve të gjendjes së njeriut,.
Shkencëtarët thanë se indet shtesë të trupit me yndyrë, vepron si një izolant i fortë i nxehtësisë, duke shkaktuar djersitje.
Një proces i tillë sipas ekspertëve të Shoqatës së Menopauzës së Amerikës së Veriut, njihet si teoria e termoregulatorit.
Ky term vie pas studimit të fundit që u bë rreth grave obeze dhe rreth efektit që mund të ketë obeziteti në menopauzë.