Të reshurat e shiut janë bërë pengesë për t’i zhvilluar stërvitjet në “Drag Race 2019”.
Ky aktivitet sportiv është duke u zhvilluar në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, transmeton Klan Kosova.
Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, ka bërë të ditur se nesër do bëhën kualifikimet dhe secila veturë që ia del të arrijë finishin për 16 sekonda, do ta fitojë të drejtën që të garojë.
“Moti sot nuk është në favorin tonë. Regjistrimi i veturave është kryer dhe ne jemi të klasifikuar në katër grupe”.
“Ne mendojmë se të gjitha veturat garuese duhet të mund ta përfundojnë garën për 16 sekonda. Të gjitha veturat që e arrijnë këtë kohë, e fitojnë të drejtën të garojnë”.
“Kampionati i Kosovës përbëhet prej katër garave, prej të gjitha këtyre grupeve ne e kemi për detyrë t’i zgjedhim tre fitues”.