Të rinjtë deri në 27 vjet s’arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet, 6 vjet u duhen të gjejnë punë pas diplomimit

Prishtinë | 02 Maj 2023 | 16:04 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Statistikave të Kosovës, UNFPA dhe Instituti Riinvest kanë mbajtur diskutimin me temën “Analiza e Parë e Llogarive Kombëtare të Transferimit (NTA) në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave, Ilir Berisha, tha se NTA ndihmon në politikëbërjen dhe iu mundëson që të kuptojnë më mirë sfidat. Ai tha se bashkëpunimet janë të nevojshme në mënyrë që të ketë efekte.

“Me mbështetje të UNFPA-s, për herë të parë në Kosovë, është bërë analiza e e Llogarive Kombëtare të Transferimit (NTA). Bashkëpunimi me UNFPA-në dhe Riinvestin është i veçantë dhe tregim i suksesit që me bashkëpunim të arrihen efekte. Sepse kur bashkohemi arrijmë diçka. Unë i përgëzoj ekspertët për këtë analizë dhe besoj që në të ardhmen do të kemi analiza të tilla më shumë”, tha ai.

Udhëheqësja e Zyrës se UNFPA në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, tha se kjo është analiza e parë e këtij lloji që është bërë në Kosovë. Ajo shtoi se shpreson që këto të dhëna të i’u ndihmojnë institucioneve të vendit që të krijojnë politika të reja.

“Në bashkëpunimi me ASK e kemi që nga viti 1999 dhe vazhdoj edhe sot e kësaj dite. Shpresojë që këto analiza në Kosovë në të ardhëm do të jenë të rregullat dhe do t’i ndihmojnë institucionet në analizimin e këtyre të dhënave si dhe të krijojnë politika të reja në bazë të këtyre të dhënave”.

Visar Vokrri, nga Instituti Riinvest, foli për gjetjet e analizës, duke sqaruar se janë përdorur të dhënat e ATK-së të vitit 2017.

Sipas tij, në bazë të kësja analize del që kosovarët deri në moshën 27 vjeçare nuk kanë mundësi që t’i mbulojnë shpenzimet e tyre.

Ai tha se edhe ata që janë mbi moshën 60 vjeçare nuk arrijnë që t’i mbulojnë shpenzimet e tyre, e që sipas tij kjo nuk ndodhë në vendet e tjetra.

“Ato ndahen në tri grupe kryesore, cikli jetësor ekonomik, dy grupe të rëndësishme janë edhe alokimet dhe grupi i tretë janë rishpërndarjet publike. Pilotimi është realizuar duke përdorur vitin 2017. E para janë të hyrat nga puna, në vitin 2017 kanë qenë 1,55 miliardë të hyra totale bruto këto të dhëna janë marr nga ATK-ja. Te konsumi i kategorive familjare jemi fokusuar në sektor të ndryshëm, shpenzimet që lidhen në shpenzimet privat në arsim, po e shohim se pas shkollës fillore ka shpenzime më të mëdha, këto shpenzime nuk e kalojnë moshën 30 vjeçare”.

“Konsumi privat në shëndetësi, nuk ka shpenzimet janë më të mëdha nga mosha 40 vjeçare. Te shpenzimet publike shëndetësore, rreth 100 euro për kokë banori janë shpenzimet që bëhen për foshnjat, nga mosha 70 janë shpenzimet më të mëdha. Te deficiti i ciklit jetësorë, ky deficit zakonisht është pozitiv në fillim dhe në fund. Deri në moshën 26-27 vjeç kosovarët nuk arrin që t’i mbulojnë shpenzimet e veta, kjo nuk është karakteristik e vendeve të zhvilluara, e shohim që para pensionimit prapë fillojnë që mos t’i mbërrijnë shpenzimet e veta. Edhe një prej elementeve që janë rishpërndarjet publike në mesë moshave, është se të hyrat janë shumë të vogla dhe e gjithë rishpërndarje në ekonomit familjarë bëhet përmes kursimeve publike”, tha ai.

Avni Kastrati nga ASK-ja tha se kanë pasur shumë sfida, sipas tij, në këtë analizë ka dal që të rinjtë në Kosovë pasi ta kryejnë fakultetin i’u duhet deri në gjashtë vjet që të fillojnë punën.

“Në fillim na ka dukur e lehtë, por pastaj ka pasur sfida, edhe burimet që i kemi pasur të disponieshem. Në Kosova po sa ta kryejnë fakultet nuk hyjnë në punë, i nevojiten edhe pesë gjashtë vite që të fillojnë punën. Edhe unë kam mësuar shumë nga ky hulumtim nga kjo analizë. Sepse ndryshimet e mëdha demografike që po ndodhin në Kosovë, në demografi themi se Kosova ka hyrë në mundësit e reja. Edhe Kosova e ka kaluar fazën e zvogëlimit edhe shkalla e fertilitetit jemi në rënie”, tha ai.

Llogaritë Kombëtare të Transferimit (NTA) janë një sistem i kontabilitetit kombëtar që gjurmon shpërndarjen e burimeve ekonomike midis grupmoshave të ndryshme brenda një vendi. Në mënyrë të veçantë, NTA-të ndjekin fluksin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe burimet financiare, ndërmjet grupmoshave të ndryshme, si fëmijët, të rriturit në moshë pune dhe individët e moshuar.

Duke gjurmuar shpërndarjen e burimeve midis grupmoshave të ndryshme, NTA mund të ndihmojnë politikëbërësit të kuptojnë më mirë sfidat ekonomike dhe mundësitë që lidhen me plakjen e popullsisë.

NTA-të zakonisht përdoren për të analizuar modelet e transfertave ndër breza, të cilat i referohen rrjedhës së burimeve midis brezave të ndryshëm. Kjo përfshin transferimet nga prindërit te fëmijët, nga fëmijët te prindërit e moshuar dhe nga popullsia në moshë pune te pensionistët.

Në përgjithësi, NTA-të ofrojnë një mjet të dobishëm për politikëbërësit për të kuptuar më mirë implikimet ekonomike të plakjes së popullsisë dhe për të zhvilluar politika që mund të ndihmojnë në promovimin e rritjes ekonomike dhe mirëqenies në grupmosha të ndryshme.

Të ngjashme