Të rinjtë e AAK-së ndezin qirinj në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste në ShBA

Prishtinë | 11 Sht 2023 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Aleanca e të Rinjve të Kosovës ka ndezur qirinj në kujtim të viktimave nga sulmi terrorist në ShBA në shtatorin e vitit 2001.

Kështu kanë bërë të ditur të rinjtë e AAK-së përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

POSTIMI I PLOTË:

“Kosova i kujton gjithmonë! 🇺🇲

Si në çdo përvjetor të tragjedisë së 11 Shtatorit 2001, pas sulmeve terroriste në ShBA, me dhimbje i kujtojmë viktimat dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe popullin amerikan.

I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit!”, thuhet në njoftimin e të rinjve të AAK-së.

Të ngjashme