Të rinjtë e forumit rinor të Partisë Demokratike kanë ardhur sot në protestën e opozitës para parlamentit të lidhur në pranga.
Mesazhi që kanë përcjellë këtë të mërkurë përpara parlamentit të rinjtë e FRPD-së ka qenë ai i daljes kundër arrestimeve të shumta që kanë ndodhur në harkun kohor të zhvillimit të 8 protestave të opozitës. Të rinjtë e FRPD-së mbanin të veshur bluza të zeza ku shkruhej “Liri, demokraci e shpresë”.

