Vaksinimi i përgjithshëm i moshës mbi 18 vjet ka filluar edhe në Fushë Kosovë.
Drejtoresha dhe Koordinatorja e Qendrës së Vaksinimit në këtë komunë, Fitnete Simnica tha se procesi i imunizimit po ecën mirë, njofton Klankosova.tv.
”Këtu në Fushë Kosovë procesi i imunizimit është duke u zhvilluar normalisht kemi pasur një fluks më të madh, jemi të përgatitur për fluks edhe më të madh dhe shpresojmë që qytetarët të mos hezitojnë të vaksinohen”, tha ajo.
Ajo theksoi se të rinjtë nuk po hezitojnë të vaksinohen, madje kanë shprehur vet dëshirën për një gjë të tillë.
”Ka pas edhe ditëve të tjera persona që kanë kërkuar imunizim për shkak të terminave në amabasada mirëpo tani që kanë të drejtë të gjithë mbi 18 vjeç dhe kjo është edhe më e lehtë për ne”, shtoi Simnica.
Drejtoresha tutje tregoi se në këtë qendër po punohet me nga tri ekipe paradite dhe tri pasdite si dhe u bëri thirrje të gjithë qytetetarëve që të lajmërohen nëpër qendra të caktojnë termine për t’a marrë vaksinën.