Forumi Rinor i LDK-së në Therandë, ka zhvilluar një aksion simbolik ndaj pushtetit aktual në Therandë, ku shumë rrugë janë në gjendje të keqe nga gropat e hapura përkundër riparimeve.
Të rinjtë e LDK-së në Therandë kanë zhvilluar një aksion simbolik ndaj riparimeve pa efekte të rrugëve në këtë komune, ku sipas rinisë së LDK-së gropat janë bërë si bazën peshkimi.
“Meqenëse komuna jonë po dështon në secilin sanim e riparim, ne sot po mundohemi sadopak t’iu dalim në ndihmë dhe të riparojmë riparimin e riparuar?!”, thuhet në njoftim.
Tutje në reagimin e tyre thuhet se përkundër faktit se kreu i komunës së Therenadës ka shpërblyer me tender me vlerë gjysmë milioni, gropat e hapura në këto rrugë kanë shkaktuar dëme ne automjetet e qytetarëve.
“Kanë shkatërruar makinat tona, me të cilat çdo ditë kryejmë punë, ani pse për këto gropa, kreu i komunës sonë e ka shpërblyer me tender publik një bashkëpartiak dhe dost të vetin.
Vlera e tenderit ka qenë afërsisht gjysmë milioni, por tani zyrtarë të komunës po na thonë që kjo vlerë është tejkaluar! Nëse e shohim nivelin e rrugëve e dimë që këtu kemi të bëjmë me keqmenaxhim të kontratës, në mos edhe me diçka tjetër”, thuhet tutje në ragim.
Postimi i plotë i Forumi Rinor i LDK-së :
Meqenëse komuna jonë po dështon në secilin sanim e riparim, ne sot po mundohemi sadopak t’iu dalim në ndihmë dhe të riparojmë riparimin e riparuar?!
Në dukje, duket ide jo e qëlluar, por sa i përket qëndrueshmërisë, mund të jetë më e qëndrueshme se sa sanimet, të cilat ka provuar t’i bëjë komuna jonë.
Ps: Ky intervenim, komunës sonë do t’i kushtojë 0.00€ dhe nuk është e obliguar të paguajë shuma marramendëse për shërbime me cilësi skajshmërisht të dobët, siç ka bërë deri më tani!