Të rinjtë e Nismës nisen drejt Shqipërisë, dërgojnë ndihma për vëllezërit e prekur nga tërmeti

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Në këto ditë të rënda për vëllezërit tanë në Shqipëri, është duke ndodhur një mobilizim i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Kosovës të cilët janë mobilizuar për tu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Sot drejt Shqipërisë me dhjetëra makina të mbushura me ndihma janë nisur edhe të rinjtë e Nismës Socialdemokrate, të cilët janë mobilizuar për tu dalë në ndihmë vëllezërve tanë atje.

Dhimbja e madhe për ketë fatkeqësi që ka goditur Shqipërinë, ka bërë që këta të rinj gjatë gjithë natës të organizohen për të mbledhur këto ndihma, që kryesisht janë ushqim dhe veshmbathje, që tashmë janë nisur për ti dërguar tek vëllezërit tanë të prekur nga ky tërmet shkatërrues.

Ndërsa, mbrëmjen e ka kaluar në këto zona të prekura edhe kreu i këtij subjekti Fatmir Limaj, ku ka qëndruar afër familjeve që po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë, ku dhe ka ritheksuar që Kosova ka hapë dyert e shtëpive për të gjithë shqiptarët e prekur nga ky termet fatkeq.


Të ngjashme