Të rinjtë entuziastë të bëjnë punë vullnetare – institucionet e organizatat me projekte mbështetëse

Prishtinë | 05 Dhj 2023 | 15:29 | Nga Flutura Sogonjeva

OJQ “Toka” mbajti konferencën e vullnetarizmit rinor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarëve, raporton Ekonomia Online. Aulona Zymberi, nga kjo organizatë, tha se me shumë projekte kanë mundësuar pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitet që u shërbejnë atyre.

Sipas saj, para disa viteve përfshirja e të rinjve ka qenë e pamundur në këtë kohë nga projektet e tyre po i shohin rezultatet, duke shtuar se ata po tregohen entuziastë të bëjnë punë vullnetare.

Zv.ministja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Daulina Osmani, tha se po mbështesin projekte që synim kanë fuqizimin e të rinjve, duke u fokusuar në shkollat e mesme. Sipas saj, shtylla e një shteti është vullnetarizmi, :

 “Vullnetarizmi na bën njerëz ma të mirë më të përgjegjshëm. Ne këtë botë jemi të vogël, por të rëndësishëm. Shtylla e një shteti është vullnetarizmi. Një prej mundësive që ka ofruar programi ku shumë biznese kanë mbledh fonde për kauza të ndryshme në vendin tonë”.

Asaj iu nda mirënjohje nga “Toka”, për mbështetjen e dhënë deri tash. Valentina Qarri, menaxhere e projekteve në ambasadën suedeze, tha se në vazhdimësi kanë përkrahur projektet që nga viti 2011.

Vullnetarët e di me mirë se çdo kush tjetër se çka domethënë të jesh vullnetar. Ajo që dua të them është se e vlerësojë që jam ne mesin tuaj, gjithashtu edhe e vlerësoj mbështetjen e bizneseve për ndihmën“-tha ajo.

“Është kënaqësi të shoh gjithë këta vullnetare andaj uroi që rrëfimin e suksesit ta ndërtojnë ashtu siç ata duan”- përfundoi ajo.

Jehona Qyqalla, aktiviste, tha se edhe personat më të suksesshëm e kanë filluar karrierën duke bërë punë vullnetare, raporton EO. Sipas saj, Toka ka nisur një organizim modest duke mbledhur më pas 10 mijë vullnetarë.

“... edhe të suksesshmit kane nisur diku si vullnetar. Toka është nisur në formë modeste duke u vazhduar si model funksionimi me mbi 45 mijë të rijnë deri më tani dhe mbi 10 mijë vullnetarë”-përfundoi Qyqalla.

Të ngjashme