Familja Avdimetaj emigroi 45 vjet më parë nga Kosova për në Gjermani. Gjyshi erdhi si mysafir i huaj në Gjermani dhe familja e ndërtuar ka pasur një histori në Waldkraiburger, me dy boksierë shumë të suksesshëm, si dhe një i cili po ndjek studimet me sukses, shkruan ‘ovb-online.de’.
Edhe pse në thelb rrugët e tyre ndryshojnë, ata kanë një gjë të përbashkët: kanë vullnet për të mirë. James dhe Toni Kraft, si dhe kushëriri i tyre, Philip, kanë një qëllim të përbashkët, përcjell albinfo.ch.
“Ne të gjithë kemi lindur këtu, edhe pse mund të themi se jemi shqiptarë, por Gjermania është shtëpia jonë, është vendi ku jemi rritur ne”, thotë 24-vjeçari Toni Kraft. Kushëriri i tij, Philipi tund kokën. “Unë nuk mund të them se jam nga Shqipëria, unë kurrë nuk kam qenë atje. Nëna ime është gjermane, babai im është shqiptar i Kosovës”, thotë ai.
Derisa kushërinjtë e tij kryesisht merren me sport, Philip ka ndjekur shkollën dhe ka arritur atë që donte gjithmonë. Sot ai është duke studiuar në verifikimin e automjeteve me kompjuterë në BMW, sigurisht me bursë.
“Kur unë isha fëmijë, kam festuar disa javë me Philipin, pasi prindërit kishin për të organizuar në funeral në Kosovë. Unë isha në klasën e katërt, kurse ai në klasën e parë dhe ai i bënte detyrat e shtëpisë për mua”, qesh James, derisa Toni shtoi: “Ne ndjehemi aq krenar. Ai ka bërë një punë të përsosur”.
Ajo çka ishte shkolla për Philipin, për të dy vëllezërit ishte sporti. Si fëmijë, axha i tyre, Behari i mori me vete në ndeshjet e boksit dhe aty pa interesimin e nipërve të tij. Më pas ata filluan të merren me këtë sport, duke pasur suksese.
Prindërit kanë mbështetur gjithmonë fëmijët, duke i përcjellur edhe në meçet e tyre. “Ne iu jemi shumë mirënjohës, pasi pa përkrahjen e tyre nuk do të ishim, ku jemi sot”, thotë Toni.
“Kushtet e trajnimit nuk ishin më të mirat dhe nuk ne kurrë nuk kemi mundur të gjejmë përkrahje maksimale të qytetit edhe pse kemi dhënë shumë për Waldkraiburg”, shton James.
Jeta për të tre nuk ka qenë e lehtë dhe sukseset nuk ishin të lehta. Të rinjtë tejkaluan të gjitha pengesat dhe të gjitha vështirësitë, vetëm për t’ia arritur qëllimit.
Synimet i kanë të qarta. Pasi ata janë kampionë të grupmoshave në klasat e tyre, ata synojnë që të jenë edhe kampionë në peshat e rënda dhe të fitojnë Kupën e Botës. Edhe Philipi synon sukses në BMW. Të rinjtë me prejardhje shqiptare kanë synime të qarta dhe të mëdha