Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rrethrrotullimi në lagjen Arbëria janë vendosur ndarjet fizike për të menjanuar qarkullimin e çrregullt të veturave.
Njoftimi i plotë:
Te rrethrrotullimi në lagjen Arbëria kemi vendosur ndarjet fizike për të mënjanuar qarkullimin e çrregullt në rrethrotullim.
Kjo do të ngritë nivelin e sigurisë dhe do të ndihmojë rrjedhën e trafikut në këtë pjesë të frekuentuar të Prishtinës.