Zjarrfikësit në Londër përdorën një vinç për të nxjerrë nga banesa e tij një pacient obez, i cili dyshohet se ishte i prekur nga Coronavirusi.
Punonjësit e zjarrfikëses të veshur me maska mbrojtëse me filtër u fotografuan ndërsa nxirrnin pacientin obez nga kati i dytë ku banonte për t’ia dorëzuar më pas mjekëve që do i vinin në ndihmë.
Më pas zjarrfikësit i hoqën një pjesë të rrobave të tyre dhe i dërguan ato për t’u dezinfektuar, shkruan a2news.
Operacioni i pazakontë për t’i ardhur në ndihmë pacientit zgjati për disa orë dhe për këtë arsye një pjesë e rrugës Uxbridge në kryeqytetin anglez u bllokua.