Të shtëna masive në Seattle, të paktën tre të plagosur – policia jep detajet

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë dy vjeç, u qëlluan të dielën pasdite pranë lagjes Qendrore të Qarkut të Seattle, ka konfirmuar policia.

Sipas FoxNews, përcjell Telegrafi, zëdhënësi i policisë së Seattle, Detektivi Valerie Carson tha se 2-vjeçari ishte në gjendje kritike.

Së paku deri më tani, asnjë arrestim nuk është bërë në lidhje me të shtënat.

Siç thuhet më tej, policia iu përgjigj njoftimeve për të shtëna në kryqëzimin e 23-të Ave S dhe Jackson pak para 3:30 pasdite, sipas kohës lokale.

Oficerët, kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë gjetur gëzhoja dhe gjak, njoftoi KOMO News.

Si rezultat, policia bllokoi korsitë e lidhura me këtë rrugë, duke këshilluar shoferët të “kërkojnë rrugë alternative” mes një hetimi në vazhdim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme