Të shtënat masive që ndodhën të hënën në një supermarket në Boulder, Colorado, është të paktën e shtata në shtatë ditët e fundit në SHBA.
Gjegjësisht, dhjetë njerëz u vranë në një të shtënë në Colorado, dhe kjo ndodhi më pak se një javë pasi tetë njerëz u vranë në një seri sulmesh në Atlanta në tre qendra masazhi.
Ngjarje të tilla tragjike në të vërtetë mund të shkaktojnë një debat në lidhje me legjislacionin e kontrollit të armëve në SHBA, transmeton Telegrafi.
Përveç dy të shtënave të mësipërme, tre incidente të tjera të ngjashme u raportuan vetëm të shtunën, raporton cnn.
Nga 16 deri më 22 mars, një total prej 46 personash u plagosën në të shtënat në të gjithë Shtetet e Bashkuara, 20 prej të cilëve vdiqën.
Megjithëse janë të disponueshme disa të dhëna zyrtare mbi dhunën e armatosur, qeveria federale e SBA-së nuk ka një sistem ose bazë të dhënash të centralizuar për gjurmimin e incidenteve me armë ose të shtënave masive me katër ose më shumë të vrarë, duke përfshirë ato në Atlanta dhe Boulder.