Të shtëna me armë në aeroport në Australi

Prishtinë | 14 Gus 2022 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Qindra pasagjerë të tmerruar janë evakuuar nga aeroportin i Canberras, pasi një person i armatosur ka nisur të shtie me armë brenda terminalit, shkruan “Daily Mail”.

Raportohet se të shtënat janë dëgjuar brenda terminalit kryesor rreth orës 13:30 me kohë lokale të dielën.

Policia e Australisë ka konfirmuar se është arrestuar një person dhe sekuestruar një armë.

Nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë personin të shtie me armë.

Të ngjashme