Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës, rreth orës 18:30. Forcat e policisë kanë mbajtur të rrethuar me shirita vendin e ngjarjes, ndërsa Ekonomia Online ka parë se disa të rinj janë marrë në pyetje në lidhje me rastin nga policia, në lagjen ku ka ndodhur rasti.
Për gjendjen e të plagosurit detaje ka dhënë mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, Avdush Bajgora.
“Është duke u trajtuar nga specialistët në intensivë, nuk mund te japim për momentin asnjë informacion tjetër”, deklaroi ai.
(Foto nga arkivi)