Dy persona janë plagosur sonte si pasojë e të shtënave me armë në Fushë-Kosovë.
Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sonte rreth orës 22:30, ndërsa si pasojë dy persona janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.
“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para falsin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njejtit janë dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka bërë të ditur zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.