Policia ka arrestuar një person në Junik, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Luan Haradinaj”, ku Policia është njoftuar për të shtëna me armë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndaluar të dyshuarin.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit TT, një karikator, 52 fishekë dhe tetë gëzhoja.
“I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”, thotë Policia e Pejës.