Të shtëna me armë në Lagjen e Muhaxherëve, afër vendit ku ditën ndodhi një plagosje

| 04 Mar 2024 | 23:51 | Nga

Policia e Kosoves ka njoftuar se janë dëgjuar të shtëna armësh në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se sipas informatave të deritashme nuk ka të lënduar. Policia është në kërkim të të dyshuarve.

“Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës ‘Bedri Shala’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Sot gjatë ditës në të njëjtin lokacion ka pasur të shtëna, ku një person ka mbetur i plagosur, por i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Të ngjashme