Të shtëna me armë në një dasmë në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 05 Tet 2025 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj ka njoftuar se një person ka shtënë me armë gjatë një dasme.

Në njoftimin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë, 8 gëzhoja dhe leja e armës ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me personin e dyshuar, Sh.I., (56 vjeç), i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, të cilën e kishte me leje. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma e tipit pistoletë, 8 gëzhoja, si dhe leja e armës. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj për intervistim dhe me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme