Sot rreth orës 09:50 ka pasur të shtëna me armë zjarri afër stacionit të autobusëve në Pejë.
Rastin e të shtënave me armë zjarri e ka konfirmuar për Telegrafin, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Pejë.
“Në rrugën pranë stacionit të Autobusëve rreth orës 09:50 minuta ka pasur të shtëna. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ju konfirmoi se nga këto të shtëna nuk ka të lënduar”, tha Gashi.
Sipas tij, personi i dyshuar është arrestuar dhe Policia po vazhdon hetimet.