Të shtëna me armë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, dy të lënduar

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

Të ngjashme