Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në këto momente në qytetin e Vlorës. Sipas informacione paraprake të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë .
Raportohet se për pasojë kanë mbetur 2 të vdekur dhe një person i plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Mësohet se autorët e ngjarjes pas atentatit kanë djegur dhe makinën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e këtij konflikti.