Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kryetar të Bashkisë së Durrësit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e reperit të njohur Noizy që ka në bregdetin e Durrësit, raporton televizioni ABC News.
Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Kërtusha ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende si ka nisur sherri dhe se kush është autori i të shtënave me armë.
Ndërkohë vijon monitorimi i zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ardit Kërtusha është anëtar i Partisë Socialiste në Shqipëri.