Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se të njëjtit kanë gjuajtur me armë zjarri në Bjeshkën e Strellcit.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja të kalibrit 9 milimetër.
Pas intervistimit të të dyshuarve, në koordinim me prokurorin e shtetit janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar:
– një armë pistoletë Sig Sauer mod.365 kal: 9 mm dhe dy karikatorë;
– një armë pistoletë Stoeger kal: 9 mm dhe një karikator;
– një armë pistoletë ZVS kal: 9mm dhe një karikator;
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, janë liruar ne procedurë të rregullt.