Ditën e diele rreth orës 13:00 është raportuar për një plagosje në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Fushë Kosovë.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personi i plagosur është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.
Sipas Policisë, menjëherë pas informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, dhe se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
”Sot rreth orës 13:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.