Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kalimtare e rastit

Prishtinë | 03 Jan 2026 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Në orët e mbrëmjes në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri midis dy personave.

Si pasojë e kësaj ka mbetur e plagosur një vajzë e vogël që ka qenë kalimtare e rastit.

Lajmin e ka konfirmuar Lumni Graishta, Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë.

Ai tha se deri më tash ende nuk ka të arrestuar për rastin, dhe tregoi se Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme