Të shtëna me armë zjarri në Këln të Gjermanisë

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Jashtë një ndërtese e cila ndodhet në Këln të Gjermanisë, janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Gazeta Bild ka njoftuar se një i dyshuar është arrestuar nga autoritetet gjermane, transmeton Klan Kosova.

Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë të përfshirë në këtë incident. Ndërsa njësitë relevante janë duke e hetuar rastin.

Policia lokale i ka paralajmëruar qytetarët përmes Twitter-it që të qëndrojnë larg zonës ku u dëgjuan të shtënat.

Ndërsa ata ishin duke i përgatitur njësitë speciale për të hyrë brenda kërkesës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme