Sot, në orët e pasdites, ka ndodhur gjuajte me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili njoftoi se rasti ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Tutje, ai shtoi se personat e lënduar janë dërguar QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, tha ai.