Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Komunën e Mitrovicës, si pasojë e të cilave ka mbetur i plagosur një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Reporteri.net se bëhet fjalë për një 40 vjeçar, i cili i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas është dërguar në QKUK- Prishtinë.

“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit, është plagosur viktima mashkull i moshës 40 vjeçar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas është dërguar në QKUK- Prishtinë”, ka thënë Zahiti.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar për vrasje të rëndë në tentativë.

“Nga ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur një (1) gëzhojë, një (1) predhë të plumbit, dhe një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, të cilit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje e rëndë në tentativë”, ka thënë tutje Zahiti për Reporterin.

Të ngjashme