Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Kaçanik, shoqërohet në polici 19-vjeçari

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Stacioni i policisë në Kaçanik, sot rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se gjatë një ahengu familjar në një restorant në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në atë drejtim dhe ka arritur të identifikojë të dyshuarin, “A.G ( M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar arma e zjarrit.

Rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje dhe përdorimi i armës”

Të ngjashme