Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person – i dyshuari u pa me kallash në dorë në mes të qytetit

Prishtinë | 28 Jan 2026 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Një rast i gjuajtjes me armë zjarri është raportuar sot rreth orës 13:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se rasti po hetohet.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar. Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona te lënduar”, tregoi Ahmeti.

Të ngjashme