Të shtëna në aheng familjar, policia konfiskon armët

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka
pranuar një informacion, se me datën 09.01.2022 në fshatin Dremjak të
Ferizajt, në një aheng familjarë ka pas të shtëna me armë të zjarrit.

Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me
Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur hetimet në
identifikimin e personave të dyshuar dhe vendit ku ka ndhodhur ngjarja.
Pas një pune intenzive, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë
personat e dyshuar dhe sot me datë 20.01.2021 i kanë shoqëruar tre
persona në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimt, ata kanë
poranuar se kishin shtënë me armë gjatë një ahengu familjar .

  • Tek i dyshuari i parë me inicialet J.B (M/K) 66 vjecar është gjetur dhe
    konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë ) me 9 fishek.
  • Tek personi tjetër dëshmitarë, me inicialet R.J ( M/K) i moshës 68
    vjecar, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një armë me
    gas me 20 fishek , që të dy nga Ferizaj , ndërsa
  • Tek i dyshuari tjetër me inicialet G.Z (M/K) i moshës 68 vjecar nga
    komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.
    Policia, pasi i ka intervistuar të dyshuarit dhe dë shmitarin e këtij rasti, me
    vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë liruar
    për procedura të mëtejme hetimore.

Të ngjashme