Të shtëna në aheng, Policia konfiskon një armë

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 15:56 | Nga

Policia në Mitrovicë i është përgjigjur një informacioni të dhënë nga qytetarët për të shtëna me armë në orët e mbrëmjes të datiës së djeshme.

Sipas informacionit të dhënë thuhej se në zonën e fshatit Zhabar i ulët të Mitrovicës dëgjoheshin të shtëna. Njësitë sektoriale dhe reaguese në kuadër të stacionit policor – Jugu në Mitrovicë, fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

Mbi bazën e informacionit fillestar, Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar.

Në këtë lokacion është konfiskuar një armë pushkë automatike si dhe në cilësi të provave materiale janë marrë katër gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në atë lokacion.

Po ashtu, është arrestuar i dyshuari O. S. 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ‘armëmbajtje pa leje’.

Të ngjashme