Disa të shtëna kanë ndodhur në bazën e Marinës amerikane në Florida herët në mëngjes.
Këto të shtëna lanë të vdekur dy persona dhe disa të tjerë të plagosur para se personi me armë të vritej nga oficerët.
Pak para orës 8 të mëngjesit, zyra e sherifit njoftoi se personi me armë në dorë ishte vrarë nga policët.
Marina amerikane ka shkruar në Twitter se dy njerëz kanë mbetur të vdekur si rezultat i të shtënave.
Pesë persona u dërguan në kujdesin shëndetësor Baptist në Pensacola, tha zëdhënësi i spitalit Kathy Bowers.
Dy prej të lënduarve ishin në gjendje kritike, raportoi Pensacola News Journal.
Baza e Marinës amerikane NAS Pensacola ka më shumë se 16,000 ushtarë dhe 7,400 staf civil, sipas uebfaqes së saj. /Telegrafi/