Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të dielën në Ferizaj, ku një person ka shkrepur revolen pas një konflikti verbal që ka pasur me punëtorin e një lokali në rrugën “Wesley Clark”. Incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa i dyshuari akoma nuk është kapur.
Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur në lokalin ‘Ultra Internet Caffe’, ku i dyshuari (emër i njohur për redaksinë), fillimisht ka pasur një debat verbal me viktimën që punonte aty.
Në bazë të informacioneve të para, gjithçka nisi me refuzimin e punëtorit që ta shërbejë të dyshuarin me alkool, pas kërkesës së këtij të fundit – duke eskaluar kështu situata.
Të njëjtat burime thonë se i dyshuari posa ka dalë nga lokali, e ka shkrepur armën dhe më pas është zhdukur.
Rasti është denoncuar menjëherë në Polici dhe si rezultat, njësitet përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasati, ndërkohë që kërkimet për ta kapur të dyshuarin po vazhdojnë.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.