Të paktën tre persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në New Orleans.
Departamenti i policisë i New Orleansit iu përgjigj incidentit të shtunën në mbrëmje. Tre persona raportohet se vdiqën në vendngjarje, raporton KTV. Të plagosurit u dërguan në dy spitale për t’u trajtuar për plagët e marra me armë zjarri. E, gjendja e njërit prej të plagosurve është kritike.
Askush deri më tani s’është arrestuar dhe autoritetet kanë filluar ndjekjen e të dyshuarve.