Dy persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një person u fut në një bibliotekë dhe hapi zjarr në lindje të Nju Meksikos në SHBA.
“Ai thjesht filloi ta shkarkonte tërë karikatorin mbi njerëz”, ka thënë Sam Nathavong për KRQE, i cili ishte në bibliotekë duke mësuar kur i kishte dëgjuar të shtënat, transmeton Express.
“E hodha tavolinën në derë dhe e ngujova veten brenda dhomës,” ka thënë ai.
Personi i armatosur nisi të shtinte në bibliotekën “Clovis –Carver” pas orës 16:00, sipas kohës lokale, ndërsa forcat policore shkuan në vend të ngjarjes menjëherë pasi i dyshuari kishte nisur sulmin.
Dy gra u gjeten të vdekura brenda bibliotekës, ndërsa dy burra dhe dy gra u plagosën.
Policia e konfrontoi të armatosurin brenda bibliotekës, por ai u arrestua pa shkrepur asnjë plumb tjetër, sipas shefit të policisë në Clovis, Douglas Ford.
“Ai u dorëzua. Nuk i rezistoi arrestimit”, ka shtuar Ford.