Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri.
Sipas policisë, i njëjti ka pranuar veprën dhe më pas ka dorëzuar armën së bashku me shtatë fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.