Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Pranë Shtëpisë së Bardhë janë dëgjuar të shtëna, derisa presidenti amerikan Donald Trump, që ishte në sallën e konferencave për mediave, u shoqërua jashtë nga një agjent i Shërbimit Sekret.

Derisa Trumpi po fliste, agjenti iu ofrua dhe i pëshpëriti në vesh, e Trumpi u dëgjua të thoshte “Oh!” dhe “çfarë po ndodh”.

Shtëpia e Bardhë u vendos në izolim gjatë incidentit të së hënës.

Presidenti u kthye nëntë minuta më vonë për të thënë se situata ishte nën kontroll dhe një njeri ishte qëlluar.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai besonte se Shërbimi Sekret i SHBA-së kishte qëlluar një të dyshuar, i cili ishte i armatosur.

Shërbimi Sekret amerikan konfirmoi incidentin.

“Një burrë u qëllua nga një oficer i Shërbimit Sekret më 10 gusht jashtë rrethojave të Shtëpisë së Bardhë pasi ai iu afrua oficerit dhe i tha që kishte një armë”, tha Shërbimi Sekret.

Burri, i identifikuar vetëm si një 51-vjeçar, u godit në kraharor, tha Shërbimi Sekret në një deklaratë të postuar në Twitter. I dyshuari dhe oficeri u transportuan në spital.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme