Ukraina thotë se trupat e saj në vijën e frontit lindor janë ndeshur nën granata të mëdha, gjatë një sulmi rebel, ku u vra një ushtar dhe katër të tjerë janë plagosur.
Gjithashtu, është thënë se katër ushtarë rusë rebelë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën.
Ndërsa sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rebelët e mbështetur nga Rusia thonë se forcat ukrainase u përpoqën të shkelnin linjat e tyre, dhe u kapën në një fushë të minuar, me dy të vrarë dhe tre të plagosur.
Kjo përplasje ndodhi të martën, në afërsi të Zolote, fshat ky i vijës së frontit në rajonin Luhansk të Donbas, dhe thuhet të ketë përfunduar.
Megjithatë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se “provokimi” i rebelëve nuk do të prishë marrëveshjen e Kievit për të arritur paqen.
Konflikti kishte filluar në vitin 2014, ndërsa rebelët rusë kontrollojnë një pjesë të madhe të rajonit, përfshirë qytetet Donetsk dhe Luhansk.
Ndërkaq në shkurt të vitit 2015 është ofruar një marrëveshje armëpushimi për të dyja palët, mirëpo u shkëput shpejt ndërsa filluan luftimet.