ë paktën shtatë fëmijë kanë humbur jetën pasi një person i armatosur dhe me simbole naziste ka hapur zjarr në një shkollë në qytetin Izhvesk në perëndim të Rusisë.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, deri më tani janë regjistruar 13 viktima, shkruan CNN.
Në mesin e viktimave ka mbetur i vrarë edhe roja i sigurisë së shkollës.
Gjithashtu si pasojë e të shtënave më armë, 21 persona janë plagosur duke përfshirë edhe 14 fëmijë.
Sulmuesi, për të cilin thuhet se kishte veshur një bluzë të zezë me shenja naziste dhe një helmetë, vdiq nga vetëvrasja pas sulmit, sipas TASS.
Autoritetet janë ende duke punuar për të identifikuar njeriun që ata besojnë se ishte përgjegjës për të shtënat në shkollë, pasi nuk u gjetën dokumente tek i dyshuari, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.