Të shtënat në një shkollë fillore në Teksas, tani raportohet për 14 nxënës dhe një mësues të vrarë

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 00:01 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse më herët u raportua se nga të shtënat në këtë shkollë kishte dy të vdekur dhe disa të plagosur, tani raportohet se numri është shumë më i madh.

Dhe kjo është bërë e ditur nga guvernatori Greg Abbot, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, katërmbëdhjetë nxënës dhe një mësues u vranë nga të shtënat të martën në mëngjes në një shkollë fillore në Teksas.

Sulmuesi i dyshuar, i cili mund të kishte një pistoletë dhe pushkë, u plagos për vdekje në përgjigjen e zbatimit të ligjit ndaj sulmit në shkollën fillore Robb në Uvalde.

“Besohet se ai braktisi automjetin e tij dhe më pas hyri në shkollën fillore Robb në Uvalde me një pistoletë dhe mund të ketë pasur edhe një pushkë”, citohet të ketë thënë Abbott në një konferencë shtypi. 

Të ngjashme