Me moton “Zbulim i hershëm – mbijetesë”, të shtunën do të organizohet ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit.
Për herë të njëmbëdhjetë me radhë, më 20 tetor në orën 12:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, do të fillojë ecja tradicionale që synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit.
“Qëllimi i këtij manifestimi është të bëjë ndërgjegjësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe krijimin e kushteve më te mira për zbulimin e hershëm dhe trajtimin optimal të kësaj sëmundje në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”.