Të shtunën referët e futbollit do të testohen për COVID-19

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mbahen testet fizike për referët e futbollit, të cilët po ashtu edhe do testohen për koronavirusin e ri. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Po ashtu do të testohen edhe vëzhguesit e gjyqtarëve. Pjesëmarrësve iu është kërkuar të mos marrin ndonjë shoqërues me vete, po ashtu të mbajnë maska dhe doreza, të mbahet distanca fizike dy metra.

Futbolli në Kosovë do të rifillojë me ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës që luhen më 2 dhe 3 qershor.

Të ngjashme