FFK ka njoftuar se të shtunën do mbahen testet fizike dhe testet për koronavirus për gjyqtarët dhe vëzhguesit e gjyqtarëve, transmeton Gazeta Metro.
Të shtunën e 30 majit, testeve për koronavirus do t’iu nënshtrohen edhe 60 gjyqtarëve e vëzhguesve të gjyqtarëve kosovar.
Ky testim do bëhet nga IKSHPK në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë në ora 10:00. Gjithashtu do mbahen edhe testet fizike.
Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike, pjesëmarrësit e këtyre testeve duhet t’u përmbahen rekomandimeve si në vijim:
– Nuk duhet marrë me vete asnjë shoqërues, përveç atyre që janë në listë
– Secili duhet të mbajë dorëza dhe maska
– Duhet mbajtur distanca fizike, së paku 2 metra
– Pjesëmarrësit do të ulen në stadium tek pjesa perëndimore e tribunave P1, (prapa bankinës mysafire).
– Duhet lënë të zbrazëta së paku 6 karrige dhe 2 rreshta mes vete.