Shoqata e të Shurdhërve, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kanë organizuar turneun ndërkombëtar në futsall.
Në këtë turne kanë duke marrë pjesë ekipe të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Rumania.
Ndeshja e cila hapi turneun ishte mes ekipit “Prishtina” nga Kosova dhe “Tirana” nga Shqipëria, raporton Ekonomia Online.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 1 me 0 për Kosovën.
Muhamet Toperlaku, përgjegjës për sport në Shoqatën e të shurdhërve të Kosovës, tha se qëllimi i këtij turniri është që personat e shurdhër t’i tregojnë shkathtësitë e tyre përmes sportit.
Ai më tutje bëri të ditur se do të ketë edhe shpërblime për ekipet fituese.
I kënaqur me pjesëmarrjen në këtë turnir ishte edhe trajneri i ekipit të Shqipërisë, Eduard Ajas. Ai tha se shpresojnë në fitore potenciale, ndonëse ekipet pjesëmarrëse janë shumë të vështira.
Ndeshje të vështirë e konsideroi edhe atë me ekipin nga Prishtina, raporton EO.