Gratë shkrimtare, përveçse të talentuara, kanë arritur nivele suksesi të jashtëzakonshme dhe disa prej tyre kanë edhe rekorde personale në librin e famshëm Guinness.
Libri më i trashë
Zonja e krimit, Agatha Christie, është një nga autorët më interesantë në historinë e letërsisë. Përveç suksesit të librave të saj dhe shitjeve në mbarë botën, Christie mban një rekord për publikimin e librit më të trashë në histori. Në vitin 2009, “Harper Collins” botoi një koleksion të historive të saj. Në 4,032 faqe me 12 novela, 21 tregime zgjidhen 68 krime, zbulohen 22 akuza false, marrin jetë 21 romanca dhe konsumohen plot 143 filxhanë kafe.
Shkrimtarja më e moshuar që boton librin e parë
Shkrimtarja britanike Bertha Wood arriti të përmbushte ëndrrën e saj më të madhe vetëm në moshën 100-vjeçare, kur në vitin 2005 botoi librin e saj të parë. Ky është shembulli perfekt për të frymëzuar të gjithë ata që dorëzohen lehtë. Bertha tregon se asgjë nuk është e pamundur, shkruan botimeshqip.com
Shkrimtarja më e re që ka botuar një libër
Shkrimtarja amerikane Dorothy Straight e botoi librin e parë më moshën 4-vjeçare. Ndërsa moshatarët e saj luanin dhe shikonin televizor, Straight shkroi “Si lindi bota”, i cili u botua dy vite më vonë.
Libri më i shitur në 24 orë
Seria J. K. Rowling’s “Harry Potter” u kthye shumë shpejt në një fenomen. Me botimin e njëpasnjëshëm të librave, popullariteti vinte në rritje, ndaj nuk është çudi që libri i fundit, “Harry Potter and the Deathly Hallows”, shiti 8.3 milionë kopje në 24 orët e para të daljes në treg.
Autorja e parë bilionere
Nuk është surprizë që edhe këtë rekord e mban J. K. Rowling, duke marrë parasysh suksesin e jashtëzakonshëm të librave të saj.