Emocionet intensive mund ta bëjnë zemrën të ndihet në të njëjtën mënyrë që do të ndihej nëse do të përjetonte një atak kardiak.
Një studim i ri zbuloi se Takotsubo, “sindroma e zemrës së thyer”, prek të paktën 3000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe zakonisht shkaktohet nga ngjarje traumatike si ndarja nga jeta e një personi të dashur.
Gjatë një ataku emocional, muskujt e zemrës dobësohen deri në atë pikë sa s’mund të funksionojë më normalisht.
Më herët mendohej se ky dëm ishte i përkohshëm, por jo. dëmet janë të njëjta me të një ataku kardiak dhe janë të përhershme.
Takotsubo është një sëmundje shkatërruese që prek papritur njerëz të shëndetshëm.
“Dikur mendonim se efektet e kësaj sëmundjeje jetë kërcënuese ishin të përkohshme, por tani e kuptojmë që i ndikojnë njerëzit për gjithë vitet e mbetura të jetës”, shpjegoi Jeremy Pearson, studiues.
Momentalisht nuk ka një kurë apo një trajtim për gjithë personat e prekur.